Goli magjik i Alioskit sjell barazim kundër Belgjikës

Përfaqësuesja e Maqedonisë barazoi 1-1 kundër Belgjikës së favorizuar, në sfidën kualifikuese për Kupën e Botës të vittt 2026.

Ekipi i Blagoja Milevskit luajti mirë gjatë gjithë 90 minutave, lanë zemrën në fushë dhe merituan së paku barazim në stadiumin "Todor Proeski" në Shkup.

Ishte një duel, ku para epërsisë së kundërshtarit, Maqedonia dy herë goditi shtyllën në të njëjtin aksion nëpërmjet Elmasit dhe Alioskit. Në pjesën e dytë shënuam një gol që u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje dhe më në fund në minutën e 86-të, loja e bukur e Maqedonisë u kurorëzua me gol. Çurlinov e gjeti në mënyrë perfekte Ezgjan Alioskin, i cili reagoi në mënyrë briliante dhe shënoi gol në mënyrë spektakolare, duke sjell një shpërthim të gëzimit në tribunat e stadiumit në Shkup.

Goli për Belgjikën u shënua nga De Kuyper në minutën e 28-të.

Maqedonia ka 5 pikë pas tre ndeshjeve dhe ka një ndeshje të vështirë në trsnfertë kundër Kazakistanit. Ndryshe, në grupin tonë, Uellsi u përball lehtësisht me Lihtenshtajnin (3-0).