Përfaqësuesja e Maqedonisë U-14 luajti baraz pa gola kundër ekipit përkatës të Shqipërisë në ndeshjen e dytë miqësore mes këtyre dy ekipeve.
Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, dy ekipet kombëtare luajtën një ndeshje shumë të fortë dhe me rivalitet, pa shumë mundësi shënimi.
Ndeshja e parë miqësore midis këtyre dy ekipeve kombëtare, e luajtur në Korçë të Shqipërisë, përfundoi në barazim 1:1.
Maqedonia: Mario Stojkovski, Hamza Zuberi, Davor Taneski, Kalin Avramoski, Ejman Emini, David Ramadan, Arian Isaku, Vasko Trajkov, Dorotej Hristov, Dragan Petkov, Aliu Dijar;
Trajner: Goran Stankovski;





