Maqedonia U14: Disfatë nga Sllovenia, në ndeshjen e dytë kontrolluese në Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë U14 pësoi disfatë me rezultatin 4:3 ndaj ekipit kombëtar të Sllovenisë, në ndeshjen e dytë miqësore të luajtur midis këtyre dy ekipeve në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".

Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje të mirë, me lojë të hapur, shumë raste dhe shtatë gola të shënuara.

Përfaqësuesja e Maqedonisë U14 u mund me rezultatin 3:1, në ndeshjen e parë kundër Sllovenisë në Shkup.

Maqedonia e hapi mirë ndeshjen dhe arriti të kalojë në epërsi 1:0 që në minutën e parë, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes së kundërshtarit.

Kundërshtari bëri një kthesë të plotë dhe shënoi tre gola deri në minutën e 25-të.

Maqedonia, nëpërmjet Boris Mateskit dhe Vigan Tairit, arriti të rikthehej në lojë dhe barazoi rezultatin në 3:3.

Sllovenia shënoi golin e fitores në minutën e 80-të të ndeshjes.

MAQEDONIA: Davor Taneski, Ognen Bozhinovski, Andreja Blazev, Arian Isaku, Naum Pashovski, Amar Neziri, Pavel Dimoski, Dragan Petkov, Dorotej Hristov, Vasko Trajkov, Damjan Strezovski;

Përzgjedhësi: Goran Stankovski;