Përfaqësuesja e Maqedonisë U-15 shënoi fitore 1:0 kundër kombëtares së Kosovës, në sfidën miqësore të zhvilluar në Prishtinë.
Jovan Jançevski shënoi golin e fitores për Maqedoninë në minutën e 15-të.
Ekipi i udhëhequr nga Goran Stankovski me plot meritë iu gëzua fitores. Gjatë ndeshjes, Maqedonia U-15 kishte disa raste për të shënuar rezultat më bindës, por nuk arriti të konkretizojë rastet ideale.
Në pjesën e parë, Tairi dhe Avramovski patën rastet e tyre, ndërsa goli i vetëm erdhi pas një harkimi të Stojanovskit, ndërsa Jançevski nuk gabon dhe ndryshon rezultatin.
Në pjesën e dytë, Stojanovski kishte rastin ideal pas një solo aksioni, por portieri vendas ishte më i suksesshëm. Aliju, Hristov dhe Petkov gjithashtu patën raste, por gjuajtën jashtë portës. Ndërkohë gjuajtja e Tairit u prit nga portieri i Kosovës.
Maqedonia U-15: 1. Mario Stojkovski, 2. Hamza Zuberi (59' Amar Neziri), 3. Ejman Emini (83' Joan Gjorgievski), 4. Davor Taneski (63' Din Bataloski), 5. Din Rozajac (73' Ariane Isaku), 6. Kalin Emini (83' Joan Gjorgievski) 8. Vasko Trajkov (73' Pavel Dimoski), 9. Jovan Jançevski (59' Fisnik Amiti), 10. Boris Mateski (59' Dorotej Hristov), 11. Vigan Tairi (59’ Dragan Petkov); trajner: Goran Stankovski.
Kosova U-15: 1. Engjel Bejtullahu, 2. Rinor Durmishi (77’ Mal Krasniqi), 3. Blendi Maliqi, 4. Landrit Kodra (64’ Ion Pireva), 5. Ensar Rexhepi, 6. Trint Ferizi (62’ Art Rizani), 7. Gent Stanovjeti Mushjeli (2.8) Endri Avdimetaj, 10. Blenard Morina (45’ Orik Abazi), 11. Mesud Zimmerii (26’ Dion Tupela);
Ndeshja e dytë miqësore midis dy ekipeve do të luhet më 25 shtator në orën 13:00 në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".





