Maqedonia U16: Humbet nga Serbia në turneun në Podgoricë | FFM

Kombëtarja maqedonase U-16 e nisi me humbje turneun e zhvillimit në Podgoricë të Malit të Zi. 

Kombëtarja jonë e re humbi sot ndaj Serbisë me rezultatin 2:0. 

Në një ndeshje ku kundërshtari, por edhe ne, patëm momentet tona të shkëlqyera, Serbia shfrytëzoi rastet e saj, dhe neve na mungoi fati sportiv për të festuar një gol.

Ne e goditëm portën e kundërshtarit direkt dy herë me anë të Ametit dhe Luka Georgievskit, ndërsa Petkovski, Rakipi dhe Islamovic nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e tyre.

Ndeshja e radhës e ekipit tonë kombëtar është kundër Sllovakisë të premten.

Maqedonia U16: Darijan Denkovski, Filip Cvetkovski, Davor Jordanov, Anes Bajrami, Gregorijan Mihajlovski, Fadil Islamoviç, Gorjan Petkovski, Andrej Cvetkovski, Soner Rakipi, Luka Knezevic, Vasko Papaliski; 

Rinor Ceka, Amin Sulovic, Igor Vrgov, Kosta Boshkovski, Arijan Ramadani, Luka Jasnin Gjorgiev, Vulmet Ameti, Luka Gjorgievski, Meldin Alomeroviç, Marko Mirçevski; 

Trajner: Dragan Naçevski