Maqedonia U16 mundet nga Hungaria 2:1

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-16 pësoi humbje me rezultat 2:1 kundër ekipit kombëtar të Hungarisë, në kuadër të turneut ndërkombëtar "Milan Milaniç", i cili zhvillohet në Stara Pazova.

Kundërshtari kaloi në epërsi që në minutën e 4-të. Kosta Boshkovski shënoi në minutën e 28-të dhe barazoi rezultatin. Megjithatë, kundërshtari kaloi përsëri në epërsi në minutën e 43-të.

Në pjesën tjetër të ndeshjes, Maqedonia u përpoq, pati disa raste premtuese, por nuk arriti të rikthehej në lojë.

Në ndeshjen e parë të turneut, Maqedonia U16 humbi ndaj ekipit pritës të Serbisë me rezultatin 2:0.

MAQEDONIA: Darijan Denkovski, Stefan Temelkov, Mateja Masev, Davod Jordanov, Martin Xhangarovski, Dejan Spasevski, Filip Cvetkovski, Soner Rakipi, Luka Georgievski, Kosta Boshkovski, Fadil Islamoviq;

Trajner: Dragan Naçevski