Kombëtarja e Maqedonisë U-17 u mposht me rezultatin 3:0 nga kombëtarja rumune në një ndeshje nga raundi i 3-të i turneut kualifikues (Liga B) për plasman në Ligën A të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.
Në minutën e 26-të, Radu hapi rezultatin. Ninaci e rriti epërsinë e Rumanisë në minutën e 45-të.
Cojocariu mori karton të kuq në minutën e 54-të, Rumania mbeti me një lojtar më pak, por kjo nuk e ndaloi kundërshtarin të shënonte një tjetër gol në portën tonë. Radu, me golin e tij të dytë në ndeshjen e sotme, e bëri rezultatin përfundimtar 3:0.
Maqedonia: Aleksandar Trajkov, Kristijan Markoski, Andrej Dimovski, Muhamed Mustafi, Martin Xhangarovski, Stefan Brankovski, David Angelevski, Nenad Damjanovski, Alban Roci, Laurent Xhaku, Ditmir Hoxha;
Trajner: Dimitar Kapinkovski;
Në ndeshjen e dytë të grupit tonë, Skocia e justifikoi rolin e saj si favorite dhe fitoi bindshëm me rezultatin 8:0 kundër Lihtenshtajnit.
Në Grupin 1 të Ligës B, Skocia fitoi vendin e parë me shtatë pikë. Rumania përfundoi e dyta me gjashtë dhe Maqedonia e treta me katër pikë. Lihtenshtajni përfundoi në vendin e katërt pa asnjë pikë.





