Përfaqësuesja e Maqedonisë U-18 barazoi 1:1 kundër Sllovenisë, në ndeshjen e dytë miqësore të luajtur në Ptuj.
Ekipi i trajnerit Erhan Selimi luajti shumë më mirë në pjesën e parë se sa në pjesën e dytë. Admir Latifi shënoi golin për Maqedoninë U-18 në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë, Maqedonia U-18 humbi disa raste serioze për të shënuar në rrjetën e kundërshtarit.
Ndeshja e parë kontrolluese e luajtur midis këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultat identik 1:1.
MAQEDONIA: Gorazd Ristovski, Luka Atanasovski, David Stojanovski, Nenad Damjanovski, Emir Shabotiq, Hisar Ali, Admir Latifi, Onur Beshir, Nazif Ceka, Arif Loki, Igor Ristov; Përzgjedhës: Erhan Selimi;





