Maqedonia U19: Humbje minimale 1:0 nga Shqipëria | FFM

Përeaqësuesja e Maqedonisë U-19 u mposht me rezultat minimal 1:0 nga skuadra përkatëse e Shqipërisë, në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Korçë.

Ndeshja e dytë testuese midis Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte në shumë aspekte e ngjashme me ndeshjen e parë midis këtyre dy ekipeve. Një ndeshje dinamike me shumë luftë, vrapim, por pa shumë raste për të shënuar. 

Ekipi vendas shënoi golin e fitores në minutën e 73-të me anë të Krasniqit. Ekipi i trajnerit Erhan Selimi mund të pendohet për rastet e humbura në pjesën e dytë. Ceka pati rastin më të mirë për Maqedoninë, por topi goditi shtyllën. Mladenovski pati rastin e dytë të mirë. Ai dërgoi një gjuajtje të saktë nga 16 metra, por nuk pati fat, duke goditur shtyllën e portës vendase.

Në ndeshjen e parë miqësore midis këtyre dy ekipeve kombëtare në Korçë, Shqipëria dhe Maqedonia e mbyllën me barazim dhe pa gola 0-0.

Ndeshje kontrolli në Shqipëria, Korça;

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri më 19 vjeç;

Shqipëria – Maqedonia   1:0 (0:0)

MAQEDONIA: Pavel Trajkovski, Gorazd Ristovski, Abdullah Aslani, David Stojanoski, Kamenço Andonovski, Zlatko Radeski, Andrej Murdzeski, Nazif Ceka, Albion Musli, Jasin Rashani, Anastas Arnaudovski;

Rezervime: David Iloski, Aleksandar Balev, Bojan Zaturoski, Luka Atanasovski, Admir Latifi, Hisar Ali, Stefan Mlladenovski, Arif Loki, Emir Shabotiq, Zdravko Pereski, Igli Hasani, Ariton Mehmed;

Përzgjedhësi: Erhan Selimi;