Përfaqësuesja e Maqedonisë për vajzat nën 19 vjeç luajti baraz 1:1 kundër ekipit përkatës të Armenisë, në ndeshjen e raundit të dytë të turneut kualifikues të Ligës B (raundi i dytë) për kualifikim në Ligën A të kualifikimeve të K.E.
Futbollistet e reja të Maqedonisë, nuk arritën të shënojnë fitoren e tyre të dytë në turne, pasi që më parë mposhtën Lituaninë në raundin e parë.
Anastasia Ilievska shënoi në minutën e 63-të për t'i dhënë Maqedonisë epërsinë 1:0. Gëzimi i lojtareve tona zgjati vetëm katër minuta. Kundërshtari arriti të rikthehej shpejt në lojë dhe nëpërmjet Sajadian arriti të barazonte rezultatin.
Në raundin e fundit, Maqedonia U19 do të luajë kundër Kroacisë. Kjo ndeshje do të luhet më 7 prill, duke filluar nga ora 12:30, në stadiumin Karlovac.
Maqedonia: Komnenova, Jovanoska, Gjorgieva, Veselinova, Simjanova, Dodevska, Mehmedi, Josifova, Mitkovska, Krsteva;
Përzgjedhësi: Astrit Merko;





