Maqedonia U19 (Vajzat) u mposht 2:0 nga Kroacia vendase

Përfaqësuesja e Maqedonisë për vajzat nën 19 vjeç, pësoi disfatë me rezultatin 2:0 nga skuadra përkatëse kroate në ndeshjen e raundit të 3-të të turneut kualifikues të Ligës B (raundi i dytë) për kualifikim në Ligën A të Kampionatit Evropian.

Kombëtarja kroate regjistroi fitoren e tretë në këtë turne dhe fitoi vendin e parë në grup me numrin maksimal të pikëve. Maqedonia U19, regjistroi humbjen e parë, pas fitores hapëse në raundin e parë kundër Lituanisë dhe barazimit në raundin e dytë me Armeninë.

Veseli i dha Kroacisë epërsinë 1-0 në minutën e 13-të. Petkoviç e bëri rezultatin 2-0 në minutën e 74-të.

Maqedonia: Komnenova, Jovanoska, Petkova, Gjorgjieva, Vasileva, Koneva, Dika, Dimitrioska, Veliu, Dimitrioski, Ilievska;

Përzgjedhësi: Astrit Merko