Maqedonia U21: Dy ndeshje miqësore me Kosovën. Goran Stanić shpall listën e lojtarëve të thirrur

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore, kundër ekipit përkatës të Kosovës, në fund të muajit maj.

Ndeshja e parë miqësore do të luhet më 28 maj, duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ndeshjen e dytë me Kosovën do ta luajmë në Shkup, në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski", më 31 maj, duke filluar nga ora 15:00.

Trajneri i Maqedonisë U-21, Goran Staniç, vendosi të thërrasë lojtarët e mëposhtëm për dy ndeshjet miqësore kundër Kosovës:

PORTIER:

Vasko Vasilev – Gostivar

Ljupçe Xhekov – Sileks

Slave Vrgov – A.P. Brera

MBROJTES:

David Dailoski – Venlo, Holandë

Andria Dimeski – Vozhdovac, Serbi

Andrei Arizankovski – A.P. Brera

Anes Meliqi – Shkëndija

Nikola Najdovski – Tikvesh

Gjorge Dzekov – Sileks

Marko Stojilevski – A.P. Brera

Numan Ajetoviç – Shkupi

MESFUSHOR:

Matej Angelov – Rabotniçki

Gjorgji Doshev – Makedonija Gj.P.

Adrian Zendelovski – Olimpik, Suedi

Teodor Nikolovski – Rabotniçki

Martin Gjorgievski – A.P. Brera

Nikola Manojlov – Rabotniçki

SULMUES:

Dimitar Danev – Rabotniçki

Dimitar Trajkov – Dugo Polje, Kroaci

Matej Gashtarov – Zvezda, Serbi

Mihail Talevski – Vardar

Kire Stojanov – Belasica

Hamza Memetriza – Strugë Trim Lum

Për shkak të një dëmtimi, Darko Sekovski nuk do të jetë në gjendje të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidat e radhës të Maqedonisë U-21.

Takimi i përzgjedhjes i udhëhequr nga Goran Stanić është planifikuar për 22 maj, në Park Hotel, duke filluar nga ora 12:00.

Seanca e parë stërvitore do të jetë në orën 17:30, në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Për Maqedoninë U-21, këto do të jenë përgatitjet e fundit para fillimit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, të cilat do të nisin në shtator.