Maqedonia U-21: 23 lojtarë në listën e Goran Staniçit

Seleksionuesi i Maqedonisë U-21, Goran Staniç njoftoi listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet kundër Armenisë (10 tetor, "Petar Miloshevski", Manastir) dhe kundër Malit të Zi (14 tetor, Podgoricë) në kualifikueset e Euro 2027.

Në listën e Staniçit janë 23 futbollistët:

Portier: Vasko Vasilev (Rabotniçki), Lupço Xhekov (Sileks), Sllave Vrgov (AP Brera);

Mbrojtës: David Dailoski (Venlo, Holandë), Andrija Dimeski (Vozdovac, Serbi), Andrej Arizankoski (AP Brera), Anes Meliqi (Shkëndija), Gjorge Xhekov (Sileks), Numan Ajetovic (Shkëndija), Memetriza Hamza (Struga Trim Lum), Xezair (Arsimi);

Mesfushor: Matej Angelov (Rabotniçki), Shaban Zenku (Struga Trim Lum), Adrian Zendelovski (Olimpik, Suedi), Teodor Nikolovski (Rabotniçki), Martin Gjorgievski (Zbrojovka Brno, Çeki), Matej Gashtarov (Crvena Zvezda , Serbi);

Sulmues: Mihail Talevski (Vardar), Dimitar Danev (Vardar), Kire Stojanov (AP Brera), Muhamed Elmas (Makedonija Gj.P GP), Dashmir Elezi (Rabotniçki), Dimitar Trajkov (Rabotniçki);

Goran Staniç – Trajneri i Maqedonisë U-21

"Ka vetëm një ndryshim në formacion krahasuar me ndeshjet e mëparshme. Shaban Zenku, me paraqitjet e tij të mira në Strugë, ka merituar një vend dhe shpresoj se do ta rrisë konkurrencën në ekip në mënyrën e duhur."

"Ne do të shkojmë për fitore në të dyja ndeshjet kundër Armenisë dhe Malit të Zi. Mendoj se jemi gati, momente të caktuara nga ndeshjet kundër Polonisë dhe Italisë na japin të drejtën të jemi optimistë. Unë besoj në këtë grup lojtarësh, atmosfera në ekip është e shkëlqyer dhe jam i sigurt se me mbështetjen e tifozëve në Manastir, do të tregojmë energji dhe shpirt luftarak të vërtetë. Presim një fitore në shtëpi, sepse e dimë sa të rëndësishme janë tre pikët për ne në vazhdimin e kualifikimeve."

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 hapi kualifikimet për Kampionatin Evropian 2027 me dy humbje kundër favoritëve në grup, duke pësuar disfatë 3:0 në transfertë nga Polonia, ndërsa në Manastir, Italia shënoi fitore me rezultat minimal 1:0.