Maqedonia U21 mundet nga Bjellorusia | FFM

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 pësoi disfatë me 3:1 ndaj ekipit përkatës të Bjellorusisë në një ndeshje miqësore të luajtur në Belek të Antalias.

Maqedonia U-21 luajti mjaft mirë në planin taktik në pjesën e parë, në të cilën humbi edhe disa raste për të shënuar gol. Dimitar Trajkov ishte i pari që kërcënoi, por gjuajtja e tij u ndal lehtësisht nga portieri kundërshtar. Bjellorusia arriti të shënonte gol nga rasti i parë. Ekipi i trajnerit Goran Staniç arriti të rikthehej shpejt në lojë. Dimitar Trajkov kishte rast ideal, por gjuajtja e tij u bllokua në momentin e fundit. Dimitar Trajkov pati një tjetër mundësi të mirë, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.

Në kohën shtesë, kundërshtari shënoi nga penalltia për 2:0. Maqedonia U-21 u përpoq shumë, duke krijuar raste, por pa i realizuar ato deri në fund. Pakujdesinë dhe gabimin e vogël në mesfushë, skuadra bjelloruse e shfrytëzoi plotësisht dhe arriti të rrit epërsinë në 3:0. Kire Stojanov uli epërsinë e kundërshtarit. Pas golit, Maqedonia vazhdoi të sulmonte dhe të krijonte raste, por nuk kishte fat në përfundimin e aksionit.

Ndeshja kaloi nga një ndarje e dobët e drejtësisë nga ana e gjyqtarëve nga Turqia. Konkretisht, në pjesën e parë, futbollisti bjellorus, Kiril Tsepenkov, u nxor nga loja, por në pjesën e dytë ai u rikthye në lojë në vend të një lojtari tjetër që kishte lënë fushën për shkak të lëndimit. Gjyqtarët ishin të vetëdijshëm për situatën dhe gabimin e bërë nga skuadra bjelloruse, por nuk reaguan, duke i lejuar Kiril Tsepenkov ta përfundonte ndeshjen. Në fund, futbollisti bjellorus shënoi golin e tretë të ndeshjes!

Maqedonia: Ljupce Xhekov, Daniel Markovski, Benan Hamidoviç, Gjorge Xhekov, Andrej Velkov, Dimitar Trajkov, Matej Angelov, Adrian Zendelovski, Nikola Manojlov, Martin Gjorgievski, Nikola Veliçkovski.

Trajneri: Goran Staniç