Maqedonia U-21 pëson disfatë nga Suedia

Përfaqësuesja e re e Maqedonisë U-21 i përfundoi me humbje kualifikimet për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian 2027. Të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tanevski humbën 2:0 në transfertën ndaj Suedisë.

Vendasit e hapën rezultatin në minutën e 15-të përmes Svenssonit, ndërsa Ndjie në minutën e 52-të shënoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar 2:0.

Maqedonia fitoi shtatë pikë në ciklin kualifikues dhe e përfundoi në vendin e pestë në grup, në konkurrencë me Italinë, Poloninë, Suedinë, Malin e Zi dhe Armeninë.

Shtatë pikët e fituara erdhën nga dy fitoret ndaj Armenisë (2:1 dhe 2:0) dhe barazimi kundër Malit të Zi (1:1) në Manastir.

Vendin e parë në grup e fitoi Italia me 27 pikë, aq sa fitoi edhe Polonia, por Azzurrët, falë bilancit më të mirë në përballjet e ndërsjella, siguruan vendin e parë dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian.

SUEDIA: Andersson V., Koton O., Amoron P., Samuelsson O., Tolf N., Svensson V., Geiger J., Gunnarsson K., Rosenqvist C., Ostman L., Ndjie A.

MAQEDONIA: Xhekov Lj. Arizankoski A., Murati A., Murati R., Danev D., Maslarov I., Nikolovski T., Tasovski V., Velkov A., Veliçkovski N., Latif A.