Përfaqësuesja A e Maqedonisë filloi përgatitjet për ndeshjen e ardhshme të play-off-it kundër Danimarkës, për një vend në Kupën e Botës. Nën udhëheqjen e trajnerit të ri Goce Sedloski, futbollistët u stërvitën në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".
Në mungesë të disa lojtarëve që pritej t'i bashkoheshin ekipit gjatë mbrëmjes, një nga lojtarët e rinj, Sebastian Herrera nga skuadra e Borac Banja Lukës, ndau përshtypjet e tij të para. Ai theksoi se ekipi duhet të jetë maksimalisht i motivuar dhe të besojë në cilësinë e vet para sfidës në Kopenhagë, më 26 mars.
"Për mua, kjo është gjëja më e madhe që mund të më ndodhë në karrierën time, të vesh fanellën e Maqedonisë. Është vërtet një nder dhe kënaqësi e madhe të jem këtu. Do të bëj çmos për të ndihmuar ekipin kombëtar. E kam dëshiruar, pritur dhe ëndërruar këtë, për një kohë të gjatë dhe jam i lumtur që më në fund ka ardhur momenti. Pres me padurim të fillojë".
Gjëja më e rëndësishme është të jemi një ekip, të gjithë së bashku. E di që Alioski ka përvojë të madhe në pozicionin tim dhe shumë vite në ekipin kombëtar, dhe ky është një motivim shtesë. Pres një ndeshje të vështirë. Danimarka është një ekip i fortë kombëtar, por ne po përqendrohemi te vetja. Besoj se ndeshja është 50-50 dhe se gjithçka varet nga ne. Po shkojmë me motivim maksimal dhe shpresoj për një rezultat pozitiv, pse jo një vend në finale.“





