Përfaqësuesja e Maqedonisë kishte më shumë sukses se skuadra e Irlandës së Veriut në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor të UEFA-s që u zhvillua në Strumicë.
Pas 90 minuta lojë, rrjetat mbeten të paprekura dhe fituesi u vendos nga ekzekutimi më i mirë i goditjeve nga 11 metra. Penalltia kyçe për fitoren në këtë duel u mor nga Blagojçe Sedloski, i cili arriti të mposhtë portierin kundërshtar.
Sipas rregullave të turneur zhvillimor, fituesi i gjuajtjes së penalltive fiton dy pikë, ndërsa humbësi merr një pikë.

Gjatë ndeshjes, mysafirët nga Irlanda e Veriut ishin kundërshtarë më të mirë, por nuk arritën të shndërronin disa raste për shënim.
Shpresat e Maqedonisë patën dy raste për të shënuar. E para ishte në minutën e 31-të kur, pas pasimit të Mateja Masev, Adrian Veleski u mundua të lobojë portierin mysafir, por topi përfundoi pranë portës.
Në minutën e 81-të, Aleksandar Polimac pati një rast për të shënuar golin e fitores, por nuk arriti të qëllojë rrjetën e kundërshtarit.

Në ndeshjen e dytë, Maqedonia do të përballet edhe me Uzbekistanin në Strumicë, dhe ndeshja e planifikuar për të premten do të fillojë në orën 15:30.
MAQEDONIA: Ilhan Mehmeti, Filip Gjorgioski (Ardi Bajrami 58), Matej Boceski (Mario Stojçevski 58), Mateja Masev (Mitko Stojanov 70), Aleksandar Polimac (Efe Raifi 79), Dardan Ademi (Dalibor Markoviç 70), Pavel Stojanov (Ognen Savcevski 46) Ilija aksentiev, Adrijan Veleski (Blagoja Sedloski 70), Xhihan Ibraimi (Mihajlo Pavlov 58), Osman Ismaili (Marin Krstevski 46).






