Federata e Futbollit të Maqedonisë me krenari prezanton fanellën e re të përfaqësueses së Maqedonisë, të prodhuar nga ADIDAS-i në kuadër të programit UEFA Kit Assistance Scheme.
Disejni i ri është personalizuar posaçërisht për ekipin kombëtar, në bashkëpunim të ngushtë midis FFM-së dhe ADIDAS-it. Fanellat e ekipit përfaqësues të Maqedonisë kombinojnë pamjet moderne dhe materiale premium, duke siguruar rehati dhe funksionalitet maksimal në fushë. Me pamjen e re, ekipet tona do të performojnë në ndeshjet e ardhshme, duke veshur simbolikë që përfaqësojnë krenarinë dhe unitetin e vendit tonë.


Dhjetë ekipe kombëtare evropiane do të garojnë me uniforma të dizenjuara rishtazi, të krijuara nga ADIDAS, furnizuesi i ri në kuadër të UEFA Kit Assistance Scheme. E themeluar në vitin 2007, skema u siguron shoqatave kombëtare pajisje garash dhe stërvitjeje, duke u mundësuar ekipeve kombëtare të garojnë me uniforma unike, me cilësi të lartë që pasqyrojnë kulturën dhe historinë e tyre të futbollit.


Gjatë dy sezoneve të ardhshme, ekipet kombëtare të zgjedhura, përfshirë Maqedoninë, do të veshin dizajne unike ADIDAS, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat përkatëse. UEFA Kit Assistance Scheme luan një rol kyç në mbështetjen e shoqatave kombëtare, duke siguruar akses në pajisje sportive me performancë të lartë të përshtatura sipas nevojave të tyre.


Shoqatat kombëtare që janë pjesë e programit përdorin shërbimin ekskluziv të dizajnit "Locker Room" të ADIDAS, i cili ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh për krijimin dhe porositjen e pajisjeve të personalizuara të ekipit.







