Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë në grup me Hungarinë, Azerbajxhanin dhe Andorrën

Në UEFA u hodh shorti për fazën e ligës së kualifikueseve të Kupës së Botës për vajza, e cila do të zhvillohet në Brazil, në vitin 2027.

Maqedonia do t’i fillojë kualifikueset nga Liga C, e përbëhet nga 6 grupe. Ndeshjet në këtë fazë do të luhen në muajin mars, prill dhe qershor të vitit 2026.

Fituesit e gjashtë grupeve në Ligën C, si dhe dy ekipet më të mira të vendit të dytë, do të kenë mundësinë të sigurojnë një vend në Kupën e Botës përmes ndeshjeve eliminatore, me ekipet e vendit të dytë dhe të tretë nga Liga A. Këto ndeshje të balotazhit do të luhen në muajin tetor dhe nëntor të vitit 2026, të ndjekura nga eliminatoret ndërkontinentale në muajin shkurt të vitit 2027.

Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë do ta kërkojë vendin e saj në fazën eliminatore përmes Grupit C3, ku kundërshtarët e saj do të jenë Hungaria, Azerbajxhani dhe Andorra.