Makelele do të jetë gjyqtari i ndeshjes kundër Uellsit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të zhvillojë ndeshjen vendimtare kundër Uellsit në Kardif, për të fituar vendin e dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës.

Duke qenë se kjo është një ndeshje që vendos drejtpërdrejt se cila nga dy ekipet do të sigurojë një vend në fazën eliminatore, UEFA ka deleguar një nga gjyqtarët më të mirë në Evropë.

Gjyqtari kryesor është holandezi, Dani Makelele, dhe ai do të asistohet nga Hessel Steegstra dhe Jan de Vries. Gjyqtari i katërt është Mark Nagtegal.

Një dyshe holandeze do të jetë gjithashtu në dhomën e VAR-it, me Paul van Boekel dhe asistentin Richard Martens që do të delegohen atje.

Oficeri 42-vjeçar i policisë nga Dordrechti, mban stemën e FIFA-s që nga viti 2011, ka arbitruar Kupën e Botës 2022 në Katar dhe dy Kampionatet e fundit Evropiane.

Ai u delegua në finalen e Ligës së Kampionëve pesë vjet më parë midis PSZH-së dhe Bajernit, si dhe në finalen e Ligës së Evropës midis Seviljës dhe Interit.

Makelele ishte gjyqtari kryesor i tre ndeshjeve që përfshinin përfaqësuesen Maqedonisë.

Në vitin 2016 në Shkup, në ndeshjen ku Italia mundi Maqedoninë me 3:2. Tre vjet më vonë, në ndeshjen Maqedoni-Slloveni gjithashtu në Shkup, kur Maqedonia shënoi fitore me 2:1, dhe në vitin 2021, në ndeshjen në "Todor Proeski" kundër Gjermanisë, në të cilën mysafirët triumfuan me 4:0.

Holandezi është një nga gjyqtarët më me përvojë në Kontinentin e Vjetër. Ai ka 750 ndeshje në karrierën e tij, nga të cilat 362 në kampionatin kombëtar, 54 në Ligën e Kampionëve, 18 në Ligën e Evropës, dhe është deleguar 31 herë në ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe Evropian.