Manojlov: Rabotniçkit i duhen fitore për tu larguar nga fundi

Rabotniçki duhet të kompensojë diferencën e madhe me pikë kundër konkurrentëve të saj nëse dëshiron të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit vendor edhe në sezonin e ardhshëm. Prandaj, skuadra e Rabotniçkit duhet të fitojë dhe të grumbullojë pikë, dhe ky është misioni për ndeshjen e sotme jashtë fushe në Kumanovë, ku do të takohet me Bashkimin.

Një nga lojtarët në formën më të mirë është reprezentuesi i pwrfaqwësuese së Maqedonisë të moshave të reja, Nikolla Manojlov. Ai ishte golashënuesi në dy fitoret e fundit të Rabotniçkit, kundër Shkupit dhe kundër Arsimit.

"Fillon raundi i tretë i kampionatit, në të cilin çdo ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Na duhen fitore në seri dhe kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por jemi plotësisht të përqendruar dhe duam tri pikët", thotë Manojlov.

Ndeshja midis Bashkimit dhe Rabotniçkit do të luhet në orën 14:30 në stadiumin e qytetit në Kumanovë.