Masar Omeragiç emërohet anëtar i Komitetit Olimpik të Futbollit të FIFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, është emëruar për anëtar i Komitetit Olimpik të Futbollit të FIFA-s.

Komiteti, i cili vepron nën kujdesin e Këshillit të FIFA-s, ka për detyrë të promovojë dhe koordinojë zhvillimin e futbollit brenda Lojërave Olimpike dhe të bashkëpunojë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të gjitha çështjet që lidhen me futbollin në Lojërat Olimpike.

Komiteti kryesohet nga Samir Shoud (Brazil), ndërsa Mustafa Raji (Liberi) është nënkryetar. Anëtarët e tij përfshijnë përfaqësues nga kontinente të ndryshme, përfshirë Kohzo Tashima (Japoni) si delegat në Këshillin e FIFA-s, Charmaine Crooks (Kanada), Chrysostomos Gkagkatsis (Greqi), Sheikh Ahmad Youssef Al Sabah (Kuvajt), Branko Radujko (Serbi), Helga Helgadottir (Islandë) dhe zyrtarë të tjerë të shquar të futbollit.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Leonid Jandreoski, është emëruar për anëtar i Komitetit të Medias dhe Komunikimit të FIFA-s.

Komisioni synon të zhvillojë dhe avancojë drejtimet strategjike të FIFA-s në fushat e medias, komunikimit dixhital dhe marrëdhënieve me publikun. Komisioni kryesohet nga Yacine Idriss Diallo (Bregu i Fildishtë), dhe Armen Melikbekyan (Armeni) është nënkryetar.

Anëtarët e Komisionit përfshijnë Fatma Al Nuaimi (Katar), Aishat Falode (Nigeri), Noel Mooney (Uells), Helena Pires (Portugali), Amanda Vandervoorde (SHBA), Tony Wang (Tajvan).

Emërimi i Presidentit të FFM-së, Masar Omeragiç dhe operativit të parë në "Shtëpinë e Futbollit", Leonid Jandreoski, përfaqëson njohje për futbollin e Maqedonisë dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë, duke konfirmuar reputacionin e vendit brenda FIFA-s.