Masar Omeragic – President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:
"Dua t'i përgëzoj sinqerisht lojtarët tanë për fitoren, karakterin dhe shpirtin luftarak të tyre.
Kjo është një fitore që e merituan lojtarët, stafi i trajnerëve dhe tifozët tanë, të cilët treguan edhe një herë se janë më të mirët në botë.
Faleminderit të gjithëve.
Në këto momente të vështira, mendimet tona janë me familjet e të prekurve nga tragjedia e madhe në të cilën humbën jetën shumë të rinj.
Si shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, dua të njoftoj se të ardhurat nga biletat për ndeshjen tonë të radhës kundër Uellsit do të dhurohen për të lënduarit dhe familjet e të ndjerëve.
Kjo është një kohë kur futbolli tregon se është më shumë sesa një lojë – futbolli dhe ekipi kombëtar bashkohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.
"Le të vazhdojmë së bashku, me zemër dhe besim për Maqedoninë. Shihemi të martën në Arenën Kombëtare."





