Shkëndija të dielen do të vizitoj Gostivarin ku do të luaj kundër Arsimit, në një përpjekje për të fituar tri pikë të tjera dhe për të vazhduar garën për të mbrojtur titullin e LPFM, si dhe ndjekjen e liderëve Vardarit dhe Struga TL.
Megjithatë, skuadra nga Tetova është e kujdesshëme përpara kësaj ndeshjeje, duke kujtuar ndeshjen e mëparshme kur Arsimi luajti një ndeshje të mirë në Tetovë, dhe arriti të merrte një pikë.
"Pas fitores shumë të rëndësishme në Kupë, tani po përqendrohemi te kampionati. Kjo do të jetë një nga ndeshjet më të vështira, sepse Arsimi na shkaktoi probleme në ndeshjen e parë në Tetovë. Ekipi është në formë të mirë, por tani duhet t'i harrojmë të gjitha rezultatet e mëparshme dhe të përqendrohemi sa më shumë te dueli me Arsimin. Kemi bërë një analizë dhe mendoj se nëse i zbatojmë detyrat nga trajneri, nuk do të kemi probleme. Shkendija ka shumë lojtarë cilësorë dhe ne shkojmë për një fitore dhe tre pikë", tha lojtari i Shkëndijës, Anes Meliqi.





