Përfaqësuesja e Maqedonisë pas barazimit me Belgjikën, tashmë po shikon drejt një sfide të re. Nesër në mbrëmje presim përfaqësuesen e Kazakistanit në Arenën Todor Proeski në Shkup, dhe qëllimi është i qartë - një fitore dhe tri pikë të reja në kualifikueset.
Seleksionuesi Blagoja Milevski është optimist dhe beson se lojtarët e tij janë gati për një tjetër përballje të fortë.
"Do të jetë shumë e vështirë. Kazakistani tregoi në ndeshjen e parë në Astana se ka cilësi. Tani ka një trajner të ri dhe një filozofi të re, por ne jemi gati", tha Milevski.
Edhe pse kishim një ndeshje të vështirë në Gent, strategu i ekipit tonë siguron se gjendja fizike e lojtarëve nuk është problematike.
Ishte një ndeshje e vështirë kundër Belgjikës, por të gjithë lojtarët janë gati të japin më të mirën e tyre", shtoi trajneri.





