Dueli i të rinjve të rivalëve të qytetit i takoi skuadrës së Vardarit

Vardari dhe Rabotniçki u përballën gjithashtu me njëri-tjetrin në një ndeshje nga java e 20-të të Superligës të të Rinjve.

Vardari regjistroi fitoren me reyultat 3:1 dhe i shkaktoi rivalit të qytetit humbjen e dytë radhazi, pasi Rabotniçki u mund në shtëpi edhe nga lideri AP Brera këtë fundjavë.

Shpresat e rivalëve të qytetit luajtën një ndeshje cilësore në të cilën u shënuan katër gola. Serinë e golave e hapi lojtari i kombëtares së të rinjve Ivo Markovski, i cili i dha Vardarit epërsinë në minutën e 15-të.

Në minutën e 31-të, Andrej Cvetkovski shënoi golin e dytë për Vardarin, ndërsa në minutën e 74-të, Fuad Kerimi shënoi golin e vetëm për Rabotniçkin.

Rezultati përfundimtar u vendos nga Bleron Bajrami, i cili shënoi pesë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Skuadra kryesuese në tabelë, AP Brera, triumfoi në shtëpi ndaj Shkëndijës së Tetovës me 6:0. Ivan Shiriq shënoi dy herë për ekipin nga Strumica, kurse Matej Sejmenov, Martin Gjorgjiev, Bojan Velkov dhe Mario Mitev shënuan nga një gol.

Makedonija Gj.P., i renditur në vendin e katërt, regjistroi fitore si mysafir kundër Bashkimit me rezultatin 4:2, Ohrid Lihnidos mposhti Skopjen me rezultatin 6:0 si mysafir, ndërsa Shkupi shënoi fitore në Gostivar ndaj Arsimit me 5:0.

Teteksi dhe Struga Trim Lum shënuan nga një gol në ndeshjet kundër Bregalnicës nga Shtipi dhe New Stars.

Fitoren më bindëse e shënoi Pelisteri, i cili triumfoi ndaj Tikveshit me 8:0, ndërsa ndeshja kaloi në shënjë të Jovan Mrmaçovski, i cili shënoi tri herë.

Pas 20 xhirove të yhvilluara, AP Brera kryeson me 58 pikë, nëntë më shumë se Vardari, Rabotniçki ka 48, ndërsa Makedonija GJ.P. është në vendin e katërt me 44.