Ditët në vijim në program përfshijnë ndeshje në Kupën e Maqedonisë në të gjitha kompeticionet.
Përveç ndeshjeve të para për finalen e madhe në garën e meshkujve, nesër do të mësohen edhe finalistet në konkurencën e vajzave.
Në Manastir, skuadra e Top Gol përballet me Tiveria Brera dhe fillimi është planifikuar për në orën 12:00, ndërsa në orën 16:00 fillon ndeshja në të cilën Luboteni luan si mysafirë kundër Kamenica Sasa.
Në konkurencën e të rinjve do të zhvillohen ndeshjet e çerekfinales. Shorti përcaktoi që katër ekipet kryesuese në kampionat do të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë të garës.

Të mërkurën në orën 11:00 në fushën AMS në Lisiçe, skuadra e Vardarit do të takohet me Makedonija Gj.P., ndërsa një orë më vonë, lideri i tabelës AP Brera luan kundër Rabotniçkit.
Të enjten, Pelisteri pret Bregalnicën, ndërsa Nju Stars përballet me FC Shkupin në kryeqendër.

Çiftet çerekfinale janë identike në garën e kadetëve. Dueli midis Vardarit dhe Makedonija GP luhet në të njëjtin vend, dhe fillimi është në orën 9.00. Ndeshja në Strumicë fillon në orën 10.
Ndeshjet të cilat do të yhvillohen të enjten fillojnë në orën 11:00 (Manastir) dhe në orën 10:00 (Shkup).

Në konkurencën e pionerëve, dihet që dy ekipe kanë siguruar një vend midis katër ekipeve më të mira. Pelisteri shënoi fitore në Manastir ndaj Shkupit me rezultatin 2:0, ndërsa Makedonija Gj.P. ishte më e suksesshme se Bregalnica në transfertë në Shtip, pasi festoi vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Programi i nesërm përfshin ndeshjen midis Nju Stars dhe Vardarit, ndërsa të enjten Pelisteri përballet me Shkupin.





