Nikolov dhe Zakariç siguruan fitoren Vardarit ndaj Shkëndijes nga Haraçina

Vardari u rikthye te fitoret, duke e mposhtur Shkëndijçn e Haraçinës me 2-0 në ndeshjen e javës së 8-të të Ligës së Parë, e cila u zhvillua në fushën e kompleksit të FFM-së. Skuadra e Miodrag Bozhoviqit ishte rivali më i mirë dhe me meritë arriti triumfin me golat e Boban Nikollovit dhe Goran Zakariçit, në pjesën e dytë.

Në minutën e shtatë të ndeshjes, Shkëndija Haraçinë pati rastin e parë, por Enis Fazllagiç gjuajti pranë portës nga një pozicion i favorshëm.

Më pas reagoi Vardari, vetëm pesë minuta më vonë, kur David Babunski goditi shtyllën me një gjuajtje nga 18 metra. Në anën tjetër, kërcënoi Ariton Mehmedi, ndërsa në minutën e 27-të Vardari pati një tjetër rast të madh. Azer Omeragiq goditi shkëlqyeshëm me kokë pas krosimit nga krahu i djathtë, por Stolevski arriti të priste dhe nuk lejoi që kampioni të kalonte në epërsi.

Manevski krosi nga krahu i majtë në minutën e 34-t, Zakariçi e qetësoi topin në zonë, por gjuajtja nuk ishte bindëse. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Miguel Pires gjuajti me kokë pas kornerit nga krahu i djathtë, por topi përfundoi paksa jashtë.

Vardari kaloi në epërsi në fillim të pjesës së dytë. Boban Nikollov reagoi shkëlqyeshëm, gjuajti me të parën pas topit të larguar nga Liçina dhe me një goditje nga 12 metra e tundi rrjetën e Shkëndija së Haraçinës.

Në minutën e 55-të, Zakariçi goditi traversën me kokë pas krosimit të Jankullovit. Megjithatë, epërsia minimale mbeti.

Vardari e dyfishoi epërsinë në minutën e 69-të. Omeragiçi depërtoi në krahun e djathtë, krosoi në qendër, Spahiu e la topin për Goran Zakariçin, i cili shënoi nga afërsia.

Deri në fund, futbollistët e Vardarit e ruajtën me mjeshtëri epërsinë, ndërsa patën edhe disa mundësi të tjera, por nuk ishin efikas.