Një gol vendosi derbin e qytetit, Pelisteri më i suksesshëm se Ohri

Sot në program ishin gjashtë ndeshje të xhiros së gjashtë në Ligën e Dytë të futbollit.

Dueli mes rivalëve të qytetit, Makedonija GJ.P. dhe Rabotniçki, u takoi mysafirëve, ndërsa ndeshjen e vendosi Andrej Kudijan me golin e shënuar në minutën e 76-të.

Një gol i mjaftoi Pelisterit për ta mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë për vendin e parë, Ohrid Lihnidos. Goli i fitores për bitolanasit ishte vepër e Kire Stojanovit, i cili u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 41-të.

Novaci shënoi fitore si mysafir në përballjen me Kožufin. Edhe në Gjevgjeli fituesi u vendos me një gol, ndërsa shënues ishte Hristijan Dragarski, i cili e mposhti portierin kundërshtar pas saktësisht një ore lojë.

Edhe futbollistët e Kamjanit fituan tri pikë të reja, duke festuar në përballjen me Detonit Plakovicën. Edhe në këtë ndeshje u shënua një gol, ndërsa shënues ishte Arsim Ljamalari në minutën e 42-të.

Rrjetat mbetën të paprekura në duelet Euromilk – Bellasica dhe Teteks Osogovo. Xhiroja e gjashtë do të kompletohet të dielën me ndeshjen mes AP Brerës dhe Shkupit, ndërsa fillimi është caktuar për orën 15:45.