Partneritet i ri midis FFM dhe FANZEAL për të zgjeruar mundësitë dixhitale dhe komerciale

Federata e Futbollit të Maqedonisë prezantoi një bashkëpunim të ri strategjik me platformën inovative FANZEAL, e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm në transformimin dixhital të futbollit në Maqedoni. Në eventin zyrtar morën pjesë presidenti i FFM-së, Masar Omeragic dhe Goran Pandev, si dhe përfaqësuesit e FANZEAL, CEO Samuel Arnal dhe Dejan Veljkoviç.

Bashkëpunimi midis FFM-së dhe kompanisë suedeze është konfirmim se futbolli dhe mjetet e reja dixhitale së bashku mund të krijojnë mundësi të reja, mënyra të reja lidhjeje dhe një nivel të ri mbështetjeje nga tifozët dhe partnerët komercialë.

Kreu i futbollit tonë, Masar Omeragiç dhe Goran Pandev, në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë e këtij partneriteti, potencialin për ndërveprim më të thellë me tifozët dhe mundësitë e reja për tërheqjen e partnerëve komercialë.

"Qëllimi ynë është i qartë, të krijojmë një nivel të ri ndërveprimi me tifozët, të rrisim dukshmërinë e markës sonë dhe t'i hapim futbollit mundësi të reja. FANZEAL mundëson pikërisht këtë, lidhje të drejtpërdrejtë me audiencën, përmbajtje të personalizuar, mjete dixhitale dhe një platformë që ofron vlerë më të lartë si për tifozët ashtu edhe për partnerët tanë."

"Ky partneritet nuk është vetëm një rrisi teknologjike. Është një mundësi strategjike për të rritur potencialin tonë komercial. Me FANZEAL, ne hapim derën për sponsorë të rinj, për fushata krijuese, për aktivizim më të mirë të partnerëve ekzistues dhe për marka të reja që duan të jenë pjesë e historisë së futbollit maqedonas", theksoi Omeragiç.

Goran Pandev është zgjedhur të jetë një nga fytyrat e platformës FANZEAL.

"FANZEAL është një hap përpara. Një platformë që do ta sjellë ekipin kombëtar, ligat, klubet dhe talentet e reja më afër tifozëve tanë. Platforma është një hapësirë për bashkëveprim, për emocione, për përmbajtje të reja dhe partneritete të reja që do të ndihmojnë futbollin tonë të rritet. Besoj se ky është fillimi i një historie të fortë dhe pozitive. Jam mirënjohës ndaj FFM-së për besimin dhe ndaj të gjithë atyre që punojnë për ta çuar përpara futbollin në Maqedoni."

Drejtori ekzekutiv i FANZEAL, Samuel Arnal, vuri në dukje se platforma u krijua për t'i sjellë tifozët më afër ekipeve dhe lojtarëve.

"Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe që kemi mundësinë të kontribuojmë në modernizimin e përvojës së futbollit në vend. FANZEAL u krijua për t'i sjellë tifozët më afër ekipeve dhe lojtarëve, për të krijuar mundësi të reja për angazhim dhe për të hapur hapësirë për modele inovative komerciale. Ne besojmë se me FFM-në mund të ndërtojmë një platformë që jo vetëm do të përmirësojë komunikimin me tifozët, por gjithashtu do t'u ofrojë vlerë të konsiderueshme partnerëve aktualë dhe të ardhshëm të federatës", tha Samuel Arnal.

"Bashkëpunimi me FFM është një konfirmim i fortë për ne se në epokën dixhitale mund ta ngremë përvojën e futbollit në një nivel më të lartë. FANZEAL do të mundësojë një lidhje më të ngushtë me tifozët dhe mundësi të reja për markat që duan të jenë pjesë e futbollit maqedonas", tha Dejan Veljkoviç, një ish-lojtar futbolli dhe agjent futbolli i cili ka qenë i lidhur me futbollin në Maqedoni për shumë vite.

Federata e Futbollit të Maqedonisë zyrtarisht prezantoi platformën FAN ZEAL para partnerëve të saj ekzistues dhe potencialë komercialë. Në këtë aktivitet u prezantuan funksionalitetet kryesore të platformës dhe potenciali i saj për përmirësimin e përvojës së tifozëve, si dhe mundësitë për modele të reja të aktivizimit komercial.

Federata e Futbollit të Maqedonisë prezantoi platformën FANZEAL para partnerëve të saj ekzistues dhe potencialë komercialë. Në këtë aktivitet u prezantuan funksionalitetet kryesore të platformës dhe potenciali i saj për përmirësimin e përvojës së tifozëve, si dhe mundësitë për modele të reja të aktivizimit komercial.