Vendimet e Komisionit Disiplinor!

Në seancën e sotme të Komitetit Disiplinor të FFM-së, u morën këto vendime:

KF Shkëndija është gjobitur me 5,000 euro për organizim të dobët, hedhje sendesh në fushë, hedhje bisturie dhe çakmakësh, si dhe hyrje të paautorizuar në ambientet zyrtare nga një person i paautorizuar në ndeshjen KF Shkëndija-KF Pelister në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të Futbollit.

Imran Fetai, lojtar i FK Shkendijës, është pezulluar për dy ndeshje.

Webster Ronaldo Romario, lojtari i FK Shkëndija, ndëshkohet me një ndeshje moslojë.

Shaban Suliman, trajneri i FK Rabotniçkit, është pezulluar për dy ndeshje.

Aleksandar Vasoski, trajneri i FC Sileks, është pezulluar për 2 ndeshje.

Ndaj KF Vardarit niset procedurë disiplinore për organizim të dobët të ndeshjes së xhiros së 21-të kundër KF Shkëndijës.

Toni Meglenski, trajner i KF Vardar, ndalohet që ushtrojë detyrën e tij për një muaj.

Darko Dodev ndëshkohet me një ndeshje moslojë.

Ndaj KF Shkëndijës niset procedura disiplinore për shkak të organizimit të dobët dhe hedhjes së çakmakëve pas ndeshjes.