Në Nion u hodh shorti për grupet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian të Futbollit për vajza nën 17 dhe nën 19 vjeç.
Ekipi nën 17 vjeç është në garë me kombëtaret e Uellsit, Luksemburgut dhe organizatoren e turneut, Gjeorgjinë.
Ndeshjet do të luhen më 25, 28 dhe 31 tetor të këtij viti.
Përfaqësuesja e Maqedonisë U-19 është pjesë e Grupit B3, ku bëjnë pjesë Mali i Zi, Azerbajxhani dhe Serbia.
Ndeshjet në këtë garë janë planifikuar për 26 dhe 29 nëntor, dhe raundi final do të luhet më 2 dhjetor.





