Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë për vajzat

Pasi u luajtën ndeshjet çerekfinale në Kupën e Maqedonisë për vajza, u bënë të njohura çiftet që do të përballen në ndeshjet vendimtare për të kaluar në finale.

Shorti përcaktoi që në gjysmëfinale të zhvillohen këto përballje:Top Goal – Tiberia Brera dhe Kamenica Sasa – Ljuboten.

Në çerekfinale, fitorja më bindëse u regjistrua nga Top Goal, të cilat sh;nuan fitore me rezultat 9:0 në transfertë kundër Plaçkovicës. Luboteni triumfoi në shtëpi ndaj Ace United me 8:1, ndërsa Tiveria Brera ishte më e suksesshme se Shkupi dhe regjistroi një fitore me rezultat 2:0.

Kamenica Sasa siguroi një vend mes katër ekipeve më të mira pasi mposhti Koçanin me rezultatin 4:0 si mysafirë.