Komisioni i Garave i FFM-së ka përcaktuar datat për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Maqedonisë.
Për një vend në finalen e madhe, do të luhen dy ndeshje në terrenin vendas dhe në transfertë dhe ashtu si në çerekfinale, në këto ndeshje do të përdoret teknologjia VAR.
Ndeshjet e para midis Ohrid Lihnidos – Sileks dhe Shkëndija Tetovë – Shkëndija Haraçinë do të luhen më 22 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar për 6 maj.
Finalja e Kupës së Maqedonisë do të luhet më 20 maj.




