Rabotniçki është në një seri fitoresh dhe me vetëbesim të shtuar do të presë ekipin e Shkendijës (ora 15:30). Ndeshja do të luhet në stadiumin e kompleksit të FFM-së.
Pas triumfit në transfertë kundër Struga Trim Lum, lojtarët e ekipit nga Debar Maalo shpresojnë se mund të arrijnë sukses edhe kundër kampionit aktuale Shkëndijës.
"Jemi gati për të garuar. Vetëbesimi i ekipit është në nivelin maksimal dhe duam të përdorim formën tonë të mirë për të fituar pikë në ndeshjen e sotme. Shkëndija është një ekip cilësor, por Rabotniçki tregoi në Strugë tri ditë më parë se mund të konkurrojë dhe të mposhtë më të mirët. Besoj se porta ime do të jetë e qetë dhe se do të arrijmë të fitojmë pikë të reja, të cilat janë shumë të rëndësishme për ne në luftën për mbijetesë", tha portieri Fabris Ondoa, i cili ka mbrojtur shkëlqyeshëm në ndeshjet e fundit.





