Me ndeshjen Pelisteri – Bashkimi përfundon java e 7-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoni.
Mysafirët nga Kumanova janë plot me energji pozitive, veçanërisht pas fitores së madhe ndaj Sileksit. Bashkimi tashmë ka tre fitore këtë sezon dhe tani dëshiron të shënojë edhe të katërtin. Atmosfera në ekip është e shkëlqyer, dhe Borjan Panovski, i cili luajti për Pelisterin, dy vjet më parë, është i bindur se ekipi i tij ka forcën për të arritur tri pikët.
"Ka një atmosferë të shkëlqyer në ekip, po punojmë shumë dhe jemi gati për ndeshjen jashtë fushe në Manastir. Po kthehem në qytetin ku isha dy vjet më parë. Është normale të kem emocione pozitive, por këtë herë po vij në Manastir për ato tri pikë që kërkoja në çdo ndeshje kur luaja për Pelisterin,"
tha Panovski.
Ai shpreson që energjia pozitive nga fitorja ndaj Sileksit të transferohet edhe në duelin me Pelisterin.
"Pas fitores ndaj Sileksit, duam të vazhdojmë ritmin fitues dhe të kthehemi me tre pikë nga Manastiri. Bashkimi synon fitoren në çdo ndeshje dhe jam i bindur se skuadra jonë do ta lërë zemrën në fushë dhe do t'i fitojë me meritë ato tre pikë."
Ndeshja Pelister - Bashkimi do të luhet në stadiumin "Petar Milloshevski", duke filluar nga ora 15:30.





