Mësohen kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Evropian U-19

Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë U-19 është pjesë e raundit të fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Bosnjë dhe Hercegovinë, vitin e ardhshëm.

Ekipi i udhëhequr nga Kiril Izov, i cili së fundmi u kualifikua për garën elitare, është pjesë e grupit të katërt, ku përfshihen ekipet kombëtare të Norvegjisë, Skocisë dhe Austrisë.

Sipas kalendarit, turnetë do të luhen në periudhën nga 25 shkurti deri më 7 mars ose nga 8 deri më 18 prill, dhe organizatorët do të përcaktohen më vonë.

Vetëm fituesit, të cilët do t'i bashkohen ekipit pritës Bosnjë-Hercegovinë, do të sigurojnë një vend në finalet e kampionatit kontinental.

Kampionati Evropian do të zhvillohet nga 27 qershori deri më 10 korrik.

 

KUALIFIKIMET PËR EURO NËN 19 VJEÇ – ELITE GROUP

GRUPI A1: Anglia, Zvicra, Uellsi, Letonia

GRUPI A2: Polonia, Greqia, Belgjika, Rumania

GRUPI A3: Danimarka, Finlanda, Islanda, Serbia

GRUPI A4: Norvegjia, Skocia, Austria, MAQEDONIA

GRUPI A5: Italia, Suedia, Holanda, Ukraina

GRUPI A6: Franca, Gjermania, Republika e Irlandës, Sllovakia

GRUPI A7: Spanja (kampione), Portugalia, Irlanda e Veriut, Hungaria