Dihen kampionët në kategoritë e të rinjve!

Ka ngelur edhe një javë deri në përfundim e kampionatit, dihen edhe fituesit e titujve në kategoritë e të rinjve.

Në Superligën e të Rinjve, trofeu i takon lojtarëve të AP Brera, e cila një javë pa përfunduar, ka një avantazh prej 15 pikësh ndaj Vardarit, ndërsa Rabotniçki është i treti me 56. Ndër pesë të parët në këtë garë janë edhe Shkëndija me 55 dhe Makedonija GJP me 52 pikë.

Superioriteti i ekipit të të rinjve të AP Brera dëshmohet, edhe nga fakti se skuadr nga Strumica nuk ka humbur asnjë ndeshje në 29 xhirotë e fundit dhe ka luajtur vetëm një herë pa fitues. AP Brera ka shënuar 158 gola deri më tani këtë sezon, ndërsa Vardari dhe Shkëndija kanë shënuar nga 110 gola secila.

Kur ka ngelur një javë deri në përmbyllje, kryesuesi i golashënuesve është Ivan Shiriç nga AP Brera me 39 gola, dy më shumë se Albion Jashari (Shkëndija) dhe Nikola Ristevski (Vardar).

Në xhiron e fundit AP Brera pret Bashkimin, Vardari luan me Arsimin, Maqedonia GJP përballet me Bregallnicën e Shtipit, Rabotniçki pret Shkupin, ndërsa Shkëndija luan me Teteksin.

Mes kadetëve, Vardari është më i miri, duke kryesuar me 78 pikë, një xhiro deri në fund, 12 më shumë se Rabotniçki, i ndjekur nga Pelisteri dhe Makedonija GJP me 60.

Kampioni i ri shënoi 116 gola në 29 ndeshje, ndërsa kundërshtarët mposhtën portierët e Vardarit vetëm gjashtë herë.

Lojtari më efikas në këtë garë është Antian Emini nga Makedonija Gj:P me 27 gola, katër më shumë se Admin Abdullah nga Vardari.

Në xhironë e fundit, Vardari luan kundër Arsimit, Rabotniçki takohet me Shkupin, ndërsa Pelisteri pret Struga Trim Lumin.

Në Superligën e pionierëve, titullin e kampionit e fiton Makedonija Gj.P. Me një xhiro të mbetur, skuadra e Gjorce Petrovit ka katër pikë më shumë se Vardari, por edhe një ndeshje më pak që do të luhet më 20 maj.

Shkëndija aktualisht është në vendin e tretë me 68 pikë, e ndjekur nga Rabotniçki me 60.

Futbollistët e Makedonija GJ.P deri më tani kanë shënuar 112 gola, ndërsa të Vardarit 121, ndërsa golashënuesi më i mirë është Nikolçe Batalkoski nga Vardari me 27 gola, dy më shumë se Antonio Arsov Bregallnica Shtip dhe Erion Salihi (Bashkimi).

Ndër pionierët më të rinj, kampione është Shkëndija nga Tetova, e cila ka 80 pikë me një xhiro të mbetur, 14 më shumë se Makedonija GJ.P dhe i treti është Vardari me 64.

Dhe në këtë garë, ekipet kryesuese janë jashtëzakonisht efikase. Pionierët më të rinj të Shkëndijës kanë shënuar 118 gola, ndërsa lojtarët e Vardarit 111.

Në këtë garë, Ognen Jakov nga Vardari është padyshim më efikasi me 40 gola, i ndjekur nga Ajet Rexhepi me 31 dhe shoku i tij i skuadrës Omer Ramadani me 25.