Pikët e para për Arsimin në pjesën pranverore!

Ekipi i Arsimit arriti një fitore bindëse 3:0 kundër Shkupit, edhe pse nuk realizoi penalltinë, në ndeshjen e zhvilluar në Gostivar!

Arsimi kaloi në epërsi që në aksionin e parë; Remzifaik Selmani u orientua më së miri në zonën e rrezikut dhe hapi rezultatin

Vetëm tre minuta më vonë, Arsimi arriti edhe te goli i dytë, por sistemi VAR e anuloi golin e Fatjon Jusufit. Në minutën e 16-të, Xhemaili u kërcënua me një goditje me kokë, por portieri i Shkupit ishte në vendin e duhur

Megjithatë, gabimin e madh të portierit Sefer Musliu e shfrytëzoi Argjend Gafuri, i cili me një goditje të saktë për herë të dytë e tundoi rrjetën e ekipit mysafir. Deri në fund të pjesës së parë u regjistruan edhe disa tentativa të tjera nga vendasit, por rezultati mbeti i pandryshuar

Që në fillim të pjesës së dytë, sërish në lartësinë e detyrës ishte Remzifaik Selmani, i cili me golin e tij të dytë në këtë ndeshje e afroi Arsimin drejt fitores së parë pranverore

Ndeshja mbeti dinamike edhe në minutën e 58-të, kur u akordua një penallti për Arsimin, por kësaj radhe portieri Musliu e ndali goditjen e Selmanit. I njëjti lojtar u shfaq sërish rrezikshëm në minutën e 72-të, por Musliu edhe një herë ishte pengesa e fundit drejt golit të tretë. Deri në fund të takimit, Arsimi pati edhe disa raste të tjera, por rezultati mbeti 3:0.

Me këto tri pikë, Arsimi ngjitet në vendin e gjashtë, ndërsa Shkupi mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë dhe pa asnjë gol të shënuar në pjesën pranverore të sezonit.