Rabotniçki bindës kundër Pelisterit për të shënuar triumfin e parë këtë sezon

Rabotniçki arriti që të shënojë fitoren e parë këtë sezon në javën e gjashtë, duke mposhtur Pelisterin në shtëpi me rezultatin 3:0.

Ekipi i Alparslan Erdem më në fund tregoi një lojë në nivelin e sezonit të kaluar, kur Rabotnicki u kualifikua për në Evropë.

Pelisteri u kërcënua në minutën e pestë, por Vasilev arriti të shpëtonte, dhe dhjetë minuta më vonë Florian Kadriu goditi shtyllën me një gjuajtje nga krahu i djathtë.

Në minutën e 31-të, Rabotniçki kaloi në epërsi 1:0. Demir Imeri bëri një pasim të shkëlqyer për Florian Kadriun, i cili doli i vetëm para Jovçevskit dhe e mposhti atë në mënyrë rutinore.

Para përfundimit të pjesës së parë, skuadra vendase e dyfishoi epërsinë.

Një aksion i shkëlqyer ekipor nga Rabotniçki, të cilin e kompletoi në mënyrë fantastike Dimitar Trajkov, me golin e tij të parë në fanellën e ekipit "romantik" për 2:0.

Në pjesën e dytë, Rabotniçki kishte kontrollin e plotë të rezultatit dhe Pelisteri u përpoq të bënte diçka më shumë, por pa sukses.

Në minutën e 75-të, Florian Kadriu i largoi të gjitha dyshimet me golin e tij të dytë, për rezultatin përfundimtar 3:0.