Shiten të gjitha biletat e dedikuara për tifozët e Maqedonisë në stadiumin e Gentit, kundër Belgjikës

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) njofton se të gjitha biletat e dedikuara për tifozët e Maqedonisë për ndeshjen kualifikuese Belgjikë - Maqedoni (10 tetor 2025) për Kupën e Botës 2026, janë shitur plotësisht.

Në tre javët e fundit, janë vënë në dispozicion pothuajse 1,000 bileta, të cilat u ofruan për shitje përmes platformës zyrtare të FFM-së dhe të gjitha janë rezervuar nga mbështetësit e Maqedonisë.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të madhe për tifozët për interesin dhe mbështetjen që përfaqësuesja e Maqedonisë do të ketë në Gent për ndeshjen kundër Belgjikës.

Për shkak të kapacitetit relativisht të vogël të stadiumit të Gentit, nuk kemi mundësinë që të kemi një sasie shtesë të biletave për këtë përballje.