Në shortin e zhvilluar në selinë e UEFA-s u përcaktuan grupet kualifikuese për Kampionatin Evropian të Vajzave për moshat nën 17 dhe nën 19 vjeç. Ekipet kombëtare të femrave të Maqedonisë për moshat nën 17 dhe nën 19 vjeç mësuan kundërshtaret e tyre për sezonin e ardhshëm garues 2024-2025 në kuadër të kualifikimeve. Kampionati Evropian i Vajzave për moshat nën 19 vjeç do të mbahet në Poloni në vitin 2025, ndërsa nikoqir i turneut final për Vajzat nën 17 vjeç do të jetë Ishujt Faroe.
Përfaqësuesja e Maqedonisë U-19 (Vajzat) është në Ligën A, në Grupin 2, së bashku me Francën, Sllovakinë dhe Portugalinë. Mini-turneu do të luhet nga 27 nëntori deri më 3 dhjetor në Portugali.
Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 (Vajzat) është në Grupin 3 të Ligës B, ku kundërshtaret e saj do të jenë: Hungaria, Lituania dhe Andorra. Mini-turneu do të luhet nga 1 deri më 9 nëntor. Hungaria do të jetë organizatore.






