Ramadani: Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes kundër Danimarkës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në qendrën stërvitore Petar Milloshevski mbylli përgatitjet në Shkup për ndeshjen e parë të plej Off-it kundër Danimarkës, e vlevshme për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.

Mefsushori Reshat Ramadani, theksoi se ekipi në tërësi është fokusuar në sfidën që pason.

Jemi të vetëdijshëm për domethënien e kësaj ndeshje. E dijmë vlerën që e sjellë kjo ndeshje për Maqedoninë, andaj hyjmë në terren të përgatitur për të dhënë maksimumin. Si do të jetë rezultati përfundimtar, që është pjesë e sportit, ndërsa rezultati final do të jetë pasyrim e asaj që do të shpaloset.

Ramadani ka shtuar se atmosfera në ekipi është në nivel të lartë.

Motivimi te futbollistët është në nivel të lartë. Jemi të përgatitur që të japim maksimumin nga vetja, me një disiplinë të lartë taktike, ndërsa rezultati është tregues i punës së palodhur dhe përkushtimit tonë.