Sedloski: Duhet të ruajmë motivimin maksimal dhe të tregojmë kararkter

Përfaqësuesja A e Maqedonisë e futbollit do të përballet nesër në mbrëmje me Republikën e Irlandës, në orën ora 20:45, në një ndeshje midis dy ekipeve që nuk arritën të kualifikohen për në finalen e play-off-eve të Kupës së Botës. Ndeshja do të luhet në stadiumin Aviva në Dublin.

Trajneri Goce Sedloski thekson se, pavarësisht zhgënjimit, skuadra duhet të ruajë motivimin më të lartë të mundshëm, sepse të luash për ekipin kombëtar mbart gjithmonë një peshë të veçantë.

“Çdo humbje dhemb, kjo është e sigurt. Ende e ndiejmë zhgënjimin nga ndeshja me Danimarkën, por mbetemi të qetë dhe të përqendruar. Puna në stërvitje është në një nivel të lartë dhe detyrimi ynë është të reagojmë shumë më mirë në fushë. I kemi analizuar gabimet dhe tani u takon lojtarëve të japin më të mirën. Jam veçanërisht i kënaqur me frymën e ekipit që mbretëron në dhomat e zhveshjes.

Kundër Irlandës do të duhet të tregojmë karrakter, disiplinë dhe fortësi në duele. Ne i ndoqëm performancat e tyre të fundit, kundër Republikës Çeke. Ata ishin fizikisht dominues dhe agresivë në duelet ajrore, ndërsa kundër Hungarisë ata gjithashtu demonstruan cilësi teknike. Presim një sfidë serioze.

"Planifikoj të bëj rotacion dhe t'u jap një shans disa lojtarëve të rinj, dhe besoj se ata do ta justifikojnë besimin. Dua të theksoj se ekipi kombëtar është i hapur për të gjithë, secili vendos vetë nëse do ta veshë këtë fanellë. Ne luajmë për Maqedoninë, jo për individë", tha Sedloski.