Shkëndija pa shumë mund arkëton pikë maksimale në Gjorçe Petrov

Kampioni aktual i Ligësë së Parë të Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës, fitoi bindshëm me rezultatin 1:3 në transfertë kundër Makedonija GJ.P. në kuadër të përballjeve të raunditë të dytë.

Ekipi nga Tetova dominoi takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 8-të, kur Krasniqi asistoi për Fiton Ademin, i cili shënoi për 0:1.

Vendasit mbetën me një lojtar më pak, pasi Kabarkas mori një karton të kuq direkt për një faull ndaj Ademit.

Me një lojtar më shumë, Shkëndija e kontrolloi ndeshjen në mënyrë rutinore dhe në minutën e 54-të e çoi epërsinë në 0:2 nga një penallti e Krasniqit. Në minutën e 68-të, Tamba shënoi për 0:3, dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Glishiç, në minutën e fundit.

Ky është triumfi i dytë për Shkendijën në këtë sezon, pas fitores ndaj Shkupit (5:1) në raundin e parë, ndërsa Makedonija GJ.P. mbetet pa pikë pas humbjeve ndaj Struga Trim Lum dhe Shkëndijës.