Shkendija me fitore të thellë ndaj Ludogorecit

Kampioni i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës bëri një hap të rëndësishëm drejt fazës së grupeve të Ligës së Evropës me triumfin 2-1 ndaj kampionit të Bullgarisë, skuadrës së Ludogorecit.
Në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, Shkendija festoi 2:1 ndaj Ludogorets nga Razgradi.

Ekipi nga Tetova e nisi takimin në mënyrë ofensive dhe Latifi pati shansin e parë me serioz, pas depërtimit të Tamba-s. Pak më vonë, Cake gjuajti pranë shtyllës.
Megjithatë, mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Duarte në minutën e 18-të.

Gëzimi i Ludogorets zgjati deri në minutën e 35-të, kur Latifi barazoi rezultatin në 1:1 me një goditje të bukur dënimi nga 25 metra.

Në pjesën e dytë, pas minutave të para të qeta, golashënuesi më i mirë Besart Ibraimi shënoi në minutën e 60-të për 2:1 dhe solli gëzim të madh. Ludogoreci u kanos përmes Tekepej, por portieri Gaye ishte i sigurt, ndërsa Tamba dhe Alhassan humbën raste të mira për golin e tretë të Shkëndijës.

Ndeshja e kthimit në Razgrad është planifikuar për të enjten e ardhshme, dhe Shkendija do të përpiqet të përsërisë suksesin e Vardarit nga viti 2017 dhe të sigurojë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Liga e Evropës – eliminatoret (ndeshja e parë)

SHKËNDIJA – LUDOGOREC 2:1 (1:1)

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Fetai, Cake, Vebster, Alhasan (90’ Meliki), R. Ramadani, Tamba (90’ Murati), Zejnullai (72’ Krasniqi), Latifi (72’ Krstevski), Ibraimi (85’ F. Ramadani).

LUDOGOREC: Padt, Son, Nahimias, Almeida, Nedjalkov, Pedro Naresi, Duarte (66' Chochev), Stanic (66' Kaloc), Erik Marcus (81' Ivanov), Bile (72' Machado), Kouiar (66' Tekpetei).