Shkupi rast ideal për Struga TL për të marrë fitoren e parë në pranverë

Struga Trim Lum nuk ka fituar që nga fillimi i pranverës, por duket se sot do të ketë shansin ideal për ta bërë këtë. Në Strugë arrin FC Shkupi, në vendin e fundit në tabelë, e cila ka regjistruar vetëm humbje në pjesën e dytë të kampionatit dhe ka vetëm një pikë të fituar.

„Sigurisht që jemi gati për fitoren e parë në pjesën pranverore të sezonit“, thotë Bojan Ilievski përpara duelit të kampionatit kundër Shkupit.

„Jemi në një krizë të vogël dhe mendoj se ndeshja kundër Shkupit vjen në momentin e duhur për të dalë prej saj, për t’u rikthyer te fitoret dhe për të treguar se rezultatet që arritëm këtë vjeshtë nuk ishin të rastësishme“, tha Ilievski.

Sido që të jetë, futbollistët e Strugës nuk do ta nënvlerësojnë FC Shkupin.

"Ne nuk nënvlerësojmë asnjë ekip, përfshirë kundërshtarin e sotëm. Mund të them se ne përgatitemi kundër çdo ekipi në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nëse luajmë kundër ekipit të vendit të parë apo të fundit", përfundoi Bojan Ilievski.

Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Shkupi është planifikuar për në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Strugë dhe hap xhiron e 22-të të Ligës së Parë të Futbollit.