Sila: Tikveshi është i gatshëm për fitore ndaj Vardarit

Futbollistët e Tikveshit nuk kanë fituar ndaj Vardarit në një ndeshje zyrtare prej tre vitesh. Me shpresën se tradita do të ndryshojë, kavadarcasit hyjnë në këtë përballje. Golashënuesi më i mirë i ekipit, N’Fanli Sila, me katër gola, beson se skuadra është gati për t’i marrë tre pikët. Ai thotë se synimi i Tikveshit këtë sezon është të renditet në pjesën e sipërme të tabelës dhe, nëse është e mundur, të sigurojë një vend në Evropë.

Ekipi është maksimalisht i përgatitur për këtë ndeshje dhe ne vazhdojmë së bashku drejt fitores. Për qytetin, për tifozët tanë, por edhe për ne vetë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, luajmë kundër kampionit dhe unë besoj se do të kemi motivim të madh për të arritur triumfin”, tha Sila, duke shtuar:

Po ecim hap pas hapi. Qëllimi është të fitojmë pikë në çdo ndeshje. E dimë se në dy javët e fundit rezultatet nuk ishin ashtu siç dëshironim, megjithatë jemi të përgatitur të rikthehemi në rrugën e fitoreve, ashtu siç ndodhi në dy xhirot e para. Sot do të japim gjithçka nga vetja për fitoren, ndërsa objektivi për këtë sezon është të jemi në pjesën e sipërme të tabelës dhe sezonin e ardhshëm Tikveshi të luajë në garat evropiane”, tha sulmuesi i skuadrës nga Kavadari.

Ndeshja mes Tikveshit dhe Vardarit do të luhet në ora 17:00 në stadiumin e qytetit në Kavadar.