Sileksi e hap xhiron e 15-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë kundër Arsimit. Sileksi do të përballet në shtëpi me një kundërshtar që në xhiron e mëparshme e mundi kampionen Shkëndijën..
Nga këtu, ekipi nga Kratova është i kujdesshëm para kësaj ndeshjeje. Respektojnë kundërshtarin, por besojnë në lojën e mirë dhe në fitimin e tri pikëve nga ndeshja e sotme.
Aleksandar Vasoski, trajner i Sileksit, paralajmëron për kujdes dhe thekson se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por se pret një ndeshje cilësore dhe një triumf për ekipin e tij.
"Na pret një ndeshje e vështirë kundër Arsimit, një ekip që e respektoj. Jo vetëm për shkak të fitores ndaj Shkëndijës, por për shkak të faktit se ata kanë luajtur mirë vazhdimisht. Ne po luajmë në shtëpi dhe ndoshta kjo na bën paksa favoritë, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, nëse duam të jemi në krye, duhet të fitojmë. Jemi të gjithë të përqëndruar vetëm në këtë ndeshje dhe pres një performancë cilësore dhe fitore për Sileksin", tha Vasoski.





