Sileksi kërkon tri pikë në transfertë kundër AP Brera

Ekipi i Sileksit po e lë pas humbjen ndaj Vardarit dhe është i përqendruar në ndeshjen kundër AP Brerës në transfertë. Orari i takimi vendosi që skuadra nga Kratova të ketë dy ndeshje të vështira radhazi dhe që të dyjat do t'i luajë jashtë fushes së saj.

Por nga kampi i Sileksit, jam optimist se me tri pikë të reja do të kthehen nga Strumica. Këtë e pret edhe mbrojtësi i Kratovës, Gjorge Xhekov, i cili luajë kundër kundër ish-klubit të tij, duke pasur parasysh se kaloi kategoritë e të rinjëve tek AP Brera (ish-Akademia Pandev).

"Presim të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Hyjmë në këtë ndeshje me mendime pozitive dhe do të bëjmë çmos për të fituar tre pikët. Po luajmë mirë, në mënyrë dinamike dhe besoj se menjëherë do të kthehemi në rrugën e fitores. Humbja ndaj Vardarit është harruar, tani jemi të orientuar maksimalisht vetëm drejt ndeshjes me AP Brera. Për mua, kjo ndeshje do të jetë e veçantë, sepse kalova 10 vite të mrekullueshme në ekipin kundërshtar, ku u rrita dhe u përmirësova si lojtar. Tani jam lojtar i Sileksit dhe shpresoj që sot me një lojë të mirë do të kthehemi në Kratovë me trë pikë", tha Gjorgje Xhekov.

Vëllai i tij Ljupçe Xhekov nuk do të jetë në portë në ndeshjen e sotme, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Vardarit.